Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në drejtim të një makine

Pa Kategori

Publikuar: 18/01/2022

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në drejtim të një makine

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme, 18 janar në Tiranë në zonën e Liqenit të Thatë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç nga një person ende i paidentifikuar.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.