Vizita e Presidentit turk, Erdogan ka krijuar akse rrugore të bllokuara në Tiranë e jo vetëm. Mirëpo edhe pse drejtuesit e mjeteve janë lajmëruar për bllokimet e akseve rrugore, është krijuar kaos.
Në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç është krijuar radhë e madhe automjetesh të cilët presin largimin e Erdogan, në mënyrë që të vijojë qarkullimi normalisht.
Në hyrje-daljet kryesore të Lezhës si dhe në hyrje të Laçit ka postoblloqe të shumta. Gjithashtu përgjatë autostradës Lezhë Milot janë të vendosura forcat Shqiponja.