Merr flakë linja e tensionit të mesëm, evakuohen nxënësit në një shkollë të Tiranës

Pa Kategori

Publikuar: 17/01/2022

Merr flakë linja e tensionit të mesëm, evakuohen nxënësit në një shkollë të Tiranës

Linja e tensionit të mesëm në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë paraditen e sotme.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë.

Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.