Mbërrin avioni i Presidentit turk Erdogan në Rinas

Pa Kategori

Publikuar: 17/01/2022

Mbërrin avioni i Presidentit turk Erdogan në Rinas

Ka mbërritur në Aeroportin e “Rinasit” avioni i Presidentit turk Erdogan, i cili do të zhvillojë një vizitë 10 orëshe në vendin tonë, ditën e sotme 17 janar.

Mësohet se avioni është ulur rreth orës 09:12 në Rinas, ndërsa kryeministri Rama ishte duke e pritur Presidentin turk.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes në Aeroport që do të zhvillohet në orën 09:30, Erdogan do të niset drejt Laçit ku do të inaugurojë 500 banesa të rindërtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 me financim të qeverisë turke.

Më pas, presidenti do të vizitojë Tiranën ku do të firmosën një sërë marrëveshjesh të përbashkëta me Shqipërinë dhe në orën 15:00 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.