Erdogan kujdeset për pamjen, kreh flokët para takimit me Ramën

Pa Kategori

Publikuar: 17/01/2022

Erdogan kujdeset për pamjen, kreh flokët para takimit me Ramën

Presidenti turk, Erdogan pas vizitës në Laç tashmë ndodhet në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje, e më pas do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Por ajo që bie në sy në videon e postuar nga kryeministri Edi Rama është se Presidenti Turk, vetëm pak momente para se të bëjë foto me kreun e qeverisë shqiptare kujdeset për pamjen e tij. Në një moment Erdogan shfaqet teksa nxjerr krëhërin dhe kreh flokët. Më pas me Ramën kanë bërë një takim duarsh përpara kamerave.

Axhenda e Presidentit turk do vijojë në orën 16:00 me ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.

Në orën 17:00 do të jetë përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa në orën 18:00 ai do të niset drejt aeroportit të Rinasit, duke përmbyllur kështu vizitën e tij në Shqipëri.