Aksident me vdekje në Divjakë, ndërron jetë 29-vjeçari

Pa Kategori

Publikuar: 17/01/2022

Aksident me vdekje në Divjakë, ndërron jetë 29-vjeçari

Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 29 vjeçar.

Policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin, Këmishtaj të Divjakës, ku ka humbur jetën, shtetasi K.Xh.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.