Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook sot në lidhje me 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sipas Metës, Skënderbeu është krenaria, fuqia, trimëria, guximi, frymëzimi dhe lavdija e kombit shqiptar, ndërsa shtoi se ai do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh.
Sipas kreut të shtetit, vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.
Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.