Takimi, Berishës i bashkohen Voltana Ademi dhe nënkryetarët e PD Shkodër

Pa Kategori

Publikuar: 16/01/2022

Takimi, Berishës i bashkohen Voltana Ademi dhe nënkryetarët e PD Shkodër

Emra të njohur të PD-së në Shkodër i janë bashkuar takimit në Pallatin e Sportit, si kryebashkiakja Voltana Ademi, nënkryetarët e PD-së Shkodër, Irena Shestani dhe Ndoc Ashta, Bardh Spahia, Lorenc Luka, Arvid Bushati, Artan Harxhi, etj.

Ndërkohë të pranishëm janë edhe Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe të tjerë drejtues të PD-së.

Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvillon sot në qytetin e Shkodrës një takim me qytetarët dhe simpatizantët në 32 vjetorin e protestës së parë anti-komuniste në metropolin verior. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Sportit të kryeqendrës së Veriut.