Liridon Mustafa është i riu 26-vjeçar që humbi jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Hungari. Sipas mediave të Kosovës, i riu që jetonte në Graz të Austri po kthehej në Kosovë, por aksidenti tragjik i mori jetën. Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe foton e të riut shqiptar.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur daja i të ndjerit, Kastriot Ajvazi.
“Me hidhërim te madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak te një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit. Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosovë, por për fat te keq aksidenti i natës së mbrëmshme i mori jetën në moshë fare të re”, thuhet në njoftimin e dajës së viktimës.