Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur ditën e sotme me protestë në Fier. Demokratët janë mbledhur përballë teatrit Bylis në Fier, duke kërkojnë largimin e tij nga qyteti. Ata mbajnë pankarta në duar ku kërkojnë që PD të bashkohet dhe kanë thirrur gjithashtu “Basha ik” duke e shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre ndaj drejtuesit aktual të demokratëve.
“Basha je non grata”, ka qenë kjo “motoja” në pankartat e duarve të mbështetësve të Sali Berishës në Fier. Demokratët shprehen se gazi lotësjellës që Basha u hodhi në protestën e 8 Janarit ishte një lëvizje e gabuar nga ana e tyre. Policia po ashtu është nisur drejt qytetit për të siguruar që të mos ketë asnjë përplasje.