Zbulohet “shtëpia e barit” me mbi 200 rrënjë kanabis në Shkodër, në pranga pronari

Pa Kategori

Publikuar: 15/01/2022

Zbulohet “shtëpia e barit” me mbi 200 rrënjë kanabis në Shkodër, në pranga pronari

Policia e Shkodrës ka finalizuar aksionin për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike. Ora News ka publikuar foto nga banesa ku ishte mbjellë droga, e cila ishte në fazën përfundimtare.

Kushtet për rritjen e kanabisit ishin përshtatur dhe mjetet e përdorura janë importuar nga jashtë.

Bëhet me dije se në këtë banesë janë sekuestruar mbi 200 bimë lëndë narkotike. Po ashtu është arrestuar edhe pronari i shtëpisë.