Arrestohet 17-vjeçari në Kukës, lëvizte me kallashnikov dhe tmerronte banorët

Pa Kategori

Publikuar: 15/01/2022

Arrestohet 17-vjeçari në Kukës, lëvizte me kallashnikov dhe tmerronte banorët

Policia e Kukësit ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi lëvizte me kallashnikov me vete. Kanë qenë banorët e fshatit Shistavec ata të cilët kanë lajmëruar policinë, se adoleshenti mbante armë zjarri.

Policia bën me dije se e kanë konstatuar duke ecur të mitur B. P, ku edhe është bërë kapja e tij. 17-vjeçari mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.

Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.