Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Kombit. Mësohet se viktimë ka mbetur një grua, e identifikuar si Gjelina Lleshi.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .