Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 51-vjeçari në Paskuqan! Nën hetim bashkëpunëtorja e tij

Pa Kategori

Publikuar: 14/01/2022

Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 51-vjeçari në Paskuqan! Nën hetim bashkëpunëtorja e tij

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ndërsa nën hetim është bashkëpunëtorja e tij pasi akuzohen për transport të emigrantëve të paligjshëm.

lir Mera është kapur nga policia në mesnatë në Paskuqan duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës.

Bashkëpunëtorja e tij I.N., dhe dy emigrantët janë nën hetim nga autoritetet. 51-vjeçari i transportonte emigrantët nga Tirana në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin në vendet fqinje.