Makina luksoze tenton ta shtypë, i riu në Vlorë shpëton, i vërsulet shoferit me thikë

Pa Kategori

Publikuar: 14/01/2022

Makina luksoze tenton ta shtypë, i riu në Vlorë shpëton, i vërsulet shoferit me thikë

Një sherr i pazakontë ka ndodhur sot pranë kryqëzimit “Rinia” në Vlorë, ku një makinë luksoze ka tentuar të shtypë qëllimisht një të ri.

Siç shihet nga pamjet e siguruar makina luksoze e tipit GLE ka tentuar të shtypë të riun me xhup blu, por ky i fundit është shmangur me shpejtësi.

Bashkë me të riun me xhup blu ka qenë edhe një djalë tjetër dhe në atë moment të dy e kanë sulmuar shoferin që ishte brenda makinës. Madje shihet nga videoja djali me xhupin ngjyrë blu ka një send në dorë, në dukje thikë.

Pas përplasjes nga makina me 2 të rinjtë, shoferi është larguar. Nuk dihet nëse mes shoferit dhe 2 të rinjve që ishin jashtë makinës ka pasur një sherr të mëparshëm. Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë sherr.