‘Keni vrarë njerëz në Bulevard, mos e digjni më Shqipërinë për vete’, gazetari ia thotë në sy Berishës, ish-kryeministri: Je provokator nga Beogradi

Pa Kategori

Publikuar: 14/01/2022

‘Keni vrarë njerëz në Bulevard, mos e digjni më Shqipërinë për vete’, gazetari ia thotë në sy Berishës, ish-kryeministri: Je provokator nga Beogradi

Gazetari Imer Mushkolaj ka refuzuar propagandën e Sali Berishës në median kosovare se protesta e 8 janarit ishte paqësore.

Gazetari i tha Berishës se ai është personi i fundit që duhet të flasë për dhunën, pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës më 21 janar.

Por Berisha është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar gazetarin si provokator të Novi Sadit dhe të Vuçiç, e ndërsa ka shtuar se 21 janari nuk ishte një protestë paqësore.

Mushkolaj iu përgjigj se Berisha është ai që ka bashkëpunuar vetë me Beogradin kur ishte president dhe e ka furnizuar me naftë.

Madje gazetari Imer Mushkolaj ka drejtuar akuza të forta drejt ish-kryeministrit Sali Berisha duke deklaruar se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995. Në fund të debatit gazetari i kërkoi që të largohet nga skena politike në mënyrë që Berisha ‘mos ta nxijë më Shqipërinë’.

Debati mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj

Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestuese në Bulevard kur ju ishin kryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard, ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni
thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.