Ish kryeministri Sali Berisha ka një mesazh për zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai i kërkon të rishqyrtojë qëndrimin dhe të mos mbështesin Bashën që e quan kufomë politike.
Duhet të rishqyrtohet, se të mbështesësh Lulzim Bashën jo vetëm mbështet një kufomë politike. Të mbështetës Bashën është përçmim e shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetës Bashën nuk lufton Sali Berishën. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën nuk i bëjnë llogaritë mire. Eshtë njeriu më i degraduar në politikën shqiptare” tha Berisha duke reaguar lidhur me deklaratat e Escobar bërë dje në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Madje Berisha i kërkon SHBA ta hetojnë
Berisha njoftoi dhe fillimin e një turi takimesh të cilat i quajti si parapërgatije për protesta masive. Turi do të nisë në Shkodër të dielën në ora 11:00 në Pallatin e Sportit.
“Revolucioni nuk ndalet selia do u kthehet demokratëve. Nuk ka forcë në botë që ua merr dot selinë demokratëve dhe ta kthjejnë në kulla” tha Berisha. Ndërkohë në prokurori vijon dëshminë Flamur Noka, ndërsa Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi pritet të dëshmojnë nesër.