Protesta e 8 Janarit/Prokuroria thërret nesër Berishën, kur do të paraqitet Basha

Pa Kategori

Publikuar: 12/01/2022

Protesta e 8 Janarit/Prokuroria thërret nesër Berishën, kur do të paraqitet Basha

Prokuroria do të thërrasë nesër ish-kryeministrin Sali Berisha për të dëshmuar lidhur me protestën e 8 Janarit.

Mësohet se Berisha duhet të jetë në Prokurori rreth orës 10 ose 11. Ndërsa Basha do të dëshmojë pasnesër.

Thuhet se prokuroria ka thirrur Berishën dhe Bashën në cilësinë e deklaruesit si persona që kanë djeni për ngjarjen.

Po ashtu në prokurori do të jenë edhe Noka, ndërsa në 14 janar ora 11:00 do të jetë Bardhi.

Kujtojmë se protesta e 8 Janarit zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, pasi këta të fundit hynë me forcë në selinë blu, duke shqyer dyert dhe thyer xhamat.