Mero Baze: Ja pse qante dhëndri i Berishës buzë Lanës, i paskan ik kullat nga duart

Pa Kategori

Publikuar: 12/01/2022

Mero Baze: Ja pse qante dhëndri i Berishës buzë Lanës, i paskan ik kullat nga duart

Botuesi i Gazetës Tema, Mero Baze ka reaguar pas lajmeve se në selinë e PD-së, është parashikuar të ndërtohet një kompleks kullash. Ai ka komentuar me ironi lidhur me dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, duke thënë se “qante” pasi i kanë ikur kulla nga duart. 

“Kjo shpjegon qartë pse dhendri Berishës qan për lekë buzë Lanës. I paskan ik kullat nga duart. Vjehrri i ka bë gati dhe lejen, dhe meqë humbi pushtetin zaptoi ShQUP-in që mos të zbatohej plani pa riardhur në pushtet. Lul Basha meriton të pushkatohet me këtë gjëmë që u ka bërë, që i ka lënë pa kulla. Pak i kanë bërë më 8 janar”, shkruan Baze.