Ikën betonieret, më pak trafik/ Tiranë, mjetet e rënda nuk lejohet të lëvizin gjatë ditës

Pa Kategori

Publikuar: 12/01/2022

Ikën betonieret, më pak trafik/ Tiranë, mjetet e rënda nuk lejohet të lëvizin gjatë ditës

Trafiku që rëndonte qarkullimin në kryeqytet gjatë orëve të ditës është ulur ndjeshëm. Një ndër faktorët që ka ndikuar është ndalimi i mjeteve të rënda dhe betoniereve prej orës 06:00 deri në 20:00 të mbrëmjes, vendim ky i marrë së fundmi nga Bashkia e Tiranës.

Përmes një vëzhgimi Top Channel ndoqi nga afër situatën në disa akse kryesore si rruga e Elbasanit, kryqëzimi i 21 dhjetorit, zogu i zi që konsiderohen si njolla të zeza për trafikun, ku tashmë vihet re lëvizje e lirshme e makinave.

Në pikat hyrëse të kryeqytetit janë ngritur pika kontrolli që nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Arsyeja kryesore e kësaj vendimmarrje nga Bashkia e Tiranës është lehtësimi i trafikut sidomos gjatë mëngjesit kur nis dhe mësimi në shkolla.