Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në Selinë Blu. Po ashtu, mësohet se për 30 të tjerë është kërkuar “detyrim paraqitjeje”.
Kujtojmë se 34 persona janë arrestuar në protestën e dhunshme të zhvilluar të shtunën në Selinë Blu me iniciativë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në bilancin e prokurorisë nënvizohet se të arrestuarit akuzohen për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.