Prapaskena

Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në seli

Publikuar: 10/01/2022

Teksa opozita ndodhet në një krizë të thellë, me PD-në që kreu aktual dhe ish-lideri historik “luftojnë” për pushtet, kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbledh në seli drejtuesit politik të qarqeve.

Mesohet se mbledhja ka nisur që në 08:30, ndërkohë që ende nuk dihen porositë dhe diskutimet e Ramës në këtë mbledhje.

Pritet që pas kësaj mbledhje, kryeministri Edi Rama të ketë një prononcim për mediat për të bërë publike atë që u diskutua me drejtuesit e qarqeve. Kjo është mbledhja e parë që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe.

Kujtojmë se nga ana tjetër, forca më e mashe opozitare e vendit, Partia Demokratike ka hyrë në një krizë për pushtet. Edhe pse u organizuan dy Kuvende Kombëtare asgjë nuk u zgjidh mes kreut aktual Lulzim Basha dhe ish-liderit Sali Berisha. Ky i fundit organizoi një protestë dy ditë më parë e cila përfundoi me dhunë ndaj godinës së PD

 



Më të lexuarat