Atentati ndaj ish-policit Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafukës, në zonën e Niklës në Krujë mbetet pa autorë, ndërsa përfshirja në ngjarje të rënda në të shkuarën është pista kryesore e hetimit.
Disa persona u shoqëruan në cilësinë e dëshmitarit apo personit në dijeni për ngjarjen mbrëmjen e së dielës, 9 janar 2022
Por, deri më tani askush nuk është vënë në pranga si i dyshuar për sulmin me armë zjarri.
Burimet thonë se as pamjet e kamerave të sigurisë së një karburanti, pranë të cilit ndodhi ngjarja, nuk kanë dhënë detaje të vlefshme për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe identifikimin e autorëve.
41-vjeçari, ish-efektiv i policisë, sipas dëshmisë se parë ka qenë duke udhëtuar me një makinë bashkë me shokun e tij, kur pretendon se është qëlluar nga pas.
“Na doli një makinë e zezë dhe rrugë dhe qëlloi në drejtimin tonë. Nuk e pamë kush na sulmoi”citohet të kenë deklaruar ata para grupit hetimor në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gentjan Bejtja u prek nga një plumb në krah dhe humbi kontrollin e mjetit e për pasojë Klodian Stafuka mori disa lëndime nga xhamat e thyer.
Në vendngjarje policia gjeti 10 gëzhoja dhe dyshimet janë se për sulmin u përdor një automatik kallashnikov.
Gentian Bejtja dhe Enver Stafuka, një person i zhdukur prej vitit 2015, ishin të dyshuar vjedhjen e makinës tip BMW, që u përdor në atentatin ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.
Ai ka rënë pre e një atentati edhe në vitin 2016, kur në automjetin e tij shpërtheu një sasi tritoli ku mbeti i plagosur