Ilir Meta bashkohet me Berishën kundër SHBA, akuzon Bashën për dhunën

Pa Kategori

Publikuar: 10/01/2022

Ilir Meta bashkohet me Berishën kundër SHBA, akuzon Bashën për dhunën

Ashtu siç pritej, presidenti Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të aleatit të tij Sali Berishës, pas protestës së dhunshme që ky i fundit zhvilloi për të marrë godinën e selisë së PD-së.

Presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës të vetëm për dështimet e opozitës Lulzim Bashën. Meta është prej kohësh në aleancë me Berishën edhe kundër SHBA.

Për presidentin Ilir Meta, kryetari i opozitës nëse kontestohet, duhet që t’i nënshtrohet votëbesimit në mënyrë që të konfirmojë legjitimitetin e tij. Sipas Metës në Shqipëri prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

Presidenti bëri përgjegjës Lulzim Bashën edhe për djegien e mandateve, ndërsa tha se në demokraci autoriteti fitohet me votë dhe jo me polic.

“Në mënyrën më absolute për dy aktet e para, përgjegjësia është e tij ekskluzive! Për djegien e mandateve të opozitës, sepse ka qenë Kryetari i Opozitës. Edhe për çështje tjetër të pushtetit vendor, të bojkotit, sepse ka qenë vendimi i tij. Ai sot mund të thotë se kanë qenë vendimet e Berishës, por atëhere unë nuk e di se si mund të besohet sot, nëqoftëse se ka qenë e vërtetë që ai ishte kryetari dhe vendimet i merrte Berisha, dhe po sot ai nuk zbaton vendimet e të tjerëve…, pra jo vendimet e tij??!! Këto të dyja në mënyrë të padiskutueshme. Dhe për bojkotin e reformës në drejtësi. Në opozitë. Është përgjegjësia e tij. Dhe për disa veprime të tjera. Se në qoftë se unë jam President, nuk mund t’ia vë fajin për ato që nënshkruaj dhe t’iu lë fajin këshilltarëve apo jo?”, tha mes tjerash presidenti Ilir Meta në emisionin ClickPlus në TV21.