Prapaskena

Tërmeti, Ministria e Mbrojtjes: Emergjencat Civile në gatishmëri

Publikuar: 09/01/2022

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me tërmetin që tronditi Greqinë mbrëmjen e 9 Janarit, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi informon se Emergjencat Civile janë në gatishmëri për të evidentuar nëse ka dëme apo të lënduar.

Fatmirësisht deri në këto momente nuk janë raportuar dëme.

“Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter me epiqendër në Follorinë të Greqisë. Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri por edhe në Kosovë.



Më të lexuarat