Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë është shënuar pak minuta më pare.
Sipas EMSC epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 3 kilometra në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësinë fokale 2 kilometra .
Tërmeti, sipas raportimeve të para, është ndjerë veçanërisht në Greqinë Veriore, por edhe në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë. Në Shqipëri për dridhje të forta nga ky tërmet janë konfirmuar në Korçë, Sarandë si dhe në Tiranë.
Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje disa sekondëshe. Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre paslëkundje të tjera , 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale 10 km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në një thellësi 10 km.
Po ashtu sipas EMSC edhe në qytetin e Durrësi është ndjerë një lëkundje tjetër.