TIRANË– Gentjan Bejtja, 41-vjeçari që mbeti i plagosur me kallashnikov në një atentat mbrëmjen e sotme ka rrëfyer se nuk i ka parë autorët e ngjarjes. Mësohet se ai ka komunikuar me një të afërmin e tij para se të futej në sallën e operacionit të spitalit të Traumës, të cilit i ka rrëfyer se nuk i ka parë personat që i zunë pritë sapo doli nga karburanti.
“Është në sallë, fola me të, nuk i kam parë atentatorët më tha, e kanë qëlluar nga mbrapa, ka një plagë në krah,”– tregoi i afërmi i Bejtjes për mediat.
Bejtja u plagosur në Larushk të Fushë Krujës. Në spital ndodhet edhe Klodian Stafuka, personi që ishte pasagjer në mjetin e Bejtjes. Makina humbi kontrollit pas të shtënave e u aksidentua, duke bërë që Stafuka të plagosej gjithashtu.