SPAK kërkon arrestimin e hajdutit Alqi Bllako. A do ta mbrojë Rama me Parlamentin? SHBA-BE po vëzhgojnë

Pa Kategori

Publikuar: 08/01/2022

SPAK kërkon arrestimin e hajdutit Alqi Bllako. A do ta mbrojë Rama me Parlamentin? SHBA-BE po vëzhgojnë

Lëshimi i Bllakos është një provë e fortë për Edi Ramën nesë do bëhet mburojë e korrupsionit apo do t’i hapë rrugë SPAK për të çuar tek Lefter Koka hajdutët e tjerë të qeverisë së tij.

Arrestimet e SPAK për aferën 400 milionë euro të inceneratorëve nuk do ndalen me Lefter Kokën, i cili futi në xhep 3.7 milionë euro. SPAK kërkon që të dërgojë në qeli edhe hajdutin famëkeq Alqi Bllako, i cili ka bërë letrat e aferës së inceneratorëve kur ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, duke marrë vetë një pjesë të parave përmes babait të tij.

Në zyrën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla ka mbërritur kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin Bllakos, pasi Edi Rama e bëri deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 pikërisht për ta mbrojtur nga prangat.

Imuniteti i deputetit u kufizua nga Berisha dhe Rama në 2012, duke lejuar prokurorinë të kryejë hetime ndaj deputetit pa lejen e Kuvendit. Por, Berisha dhe Rama nuk e hoqën imunitetin e deputetit nga arrestini dhe kontrolli i banesës.
Pra, SPAK mund ta hetojë dhe e ka hetuar Alqi Bllakon, por nuk mund ta arrestojë dhe as të kërkojë se ku i ka fshehur paratë e korrupsionit pa marrë miratimin e Kuvendit.

Në këtë rast, SPAK kërkon që t’i hiqet imuniteti Alqi Bllakos për ta arrestuar dhe kontrolluar se ku i ka fshehur paratë. Heqja e imunitetit të Bllakos është në dorë të Edi Ramës, i cili kontrollon Parlamentin. Rama ka deklaruar se nuk do bëhet mburojë e askujt që kapet duke vjedhur, por Rama në fakt është koka e të gjitha vjedhjeve të parave dhe pasurive publike në Shqipëri. Edi Rama jo vetëm e ka miratuar, por vijon ta mbështesë publikisht aferën e iceneratorëve, që përbën vjedhjen më të madhe dhe flagrante në historinë e pluralizmit.

Nga ana tjetër, Alqi Bllako dhe Lefter Koka nuk janë të vetmit që kanë marrë një pjesë të parave të koncensionit të inceneratorëve nga dyshja mafioze Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Nëse Lefter Koka po e ruan deri më tani kodin e heshtjes, Alqi Bllako mund të flasë në këmbim të shkurtimit të viteve të burgut që e presin. Alqi Bllako ka qenë një nga hajdutët kryesorë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Raporti mes tyre u prish kur Bllako doli nga skema, duke mos çuar më tek Monika çantat me para. Me rritjen e shumave të parave, Bllako u distancua nga Meta dhe Monika, duke u lidhur me Edi Ramën, i cili e bëri deputet duke i garantuar kështu mbrojtje nga arrestimi dhe kontrolli i banesave.

A do ta mbrojë Edi Rama nga arrestimi Alqi Bllakon, duke vendosur Parlamentin si barrikadë përballë prangave të SPAK?

E sigurtë është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të investuara për ngritjen e reformës në Drejtësi, po vëzhgojnë. Lëshimi i Bllakos është një provë e fortë për Edi Ramën nesë do bëhet mburojë e korrupsionit apo do t’i hapë rrugë SPAK për të çuar tek Lefter Koka hajdutët e tjerë të qeverisë së tij./Pamfleti