SHBA paralajmëron Sali Berishën: Do përfundosh në burg, nuk të falim më

Pa Kategori

Publikuar: 08/01/2022

SHBA paralajmëron Sali Berishën: Do përfundosh në burg, nuk të falim më

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraljmëruar sot Sali Berishën se do të mbajë përgjegjësi personale për organizimin e dhunës në selinë e PD-së. Mesazhi kërcënues për Sali Berishën ështē artikuluar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”.

Mesazhi është shumë i qartë. SPAK mund të veprojë dhe të arrestojë Sali Berishën për organizim i pushtimit të ndërtesave me forcë. Sali Berisha i shpëtoi ndëshkimit ligjor për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, por tashmë duket se nuk do të ketë më një falje të dytë për të.