Sali Lushaj: Florenc Hoxha mori 13 kriminelë nga Maqedonia, shyqyr s’u derdh gjak nga ana jonë se do ishte e tmerrshm

Pa Kategori

Publikuar: 08/01/2022

Sali Lushaj: Florenc Hoxha mori 13 kriminelë nga Maqedonia, shyqyr s’u derdh gjak nga ana jonë se do ishte e tmerrshm

Ish truproja i Sali Berishes, Sali Lushaj, ka akuzuar Bashen dhe Florenc Hoxhen se kane sjelle njerez te armatosur nga Maqedonia e Veriut!

“Ne s’duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin se jemi vëllezër. Por jo ata kriminelë që janë brenda, 13 kriminelë të Maqedonisë të ardhur nga Florenc Hoxha.

S’duhet të jenë aty. E di unë se si dilnin ata. Por unë s’mund ta bëj kundër vëllezërve të mi. Kanë gjuajt ata kriminelë që kanë qenë aty, jo demokratët.
Policia hodhi sot gaz lotsjellës nga më të tmerrshmit. Kjo ishte kurth sot. Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak, por kë do të vrasim? Shokët tanë?

Shyqyr që nuk u derdh asnjë pikë gjak nga ana jonë, se do të ishte situatë e tmerrshme”, tha Lushaj.