Protesta e dhunshme në PD, Rama tallet “keq”: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë

Pa Kategori

Publikuar: 08/01/2022

Protesta e dhunshme në PD, Rama tallet “keq”: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një shprehje të aktorit amerikan John Wayne për të komentuar përplasjen dhe protestën e mbajtur sot në selinë e PD.

“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë” shkruan Rama në postimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Rama thumbon dy liderët e PD-së, me thënie, pasi edhe herë të tjera kryeministri ka thumbuar Bashën dhe Berishën në lidhje me përplasjen që vijon në PD që prej shtatorit.