Protesta e Berishës, furgona policie, autoblinda të RENEA-s dhe autobote me ujë, çfarë po ndodh pak metra larg selisë së PD

Pa Kategori

Publikuar: 08/01/2022

Protesta e Berishës, furgona policie, autoblinda të RENEA-s dhe autobote me ujë, çfarë po ndodh pak metra larg selisë së PD

Policia e Shtetit blindon zonën përreth Parlamentit dhe selisë së Partisë Demokratike.

15 automjete policie kanë zbarkuar në pjesën e njohur si zona e Akademia e Shkencave, në krah të Parlamentit.

Mësohet se përveç këtyre mjeteve, janë 3 autobote me ujë dhe një autoblindë i Forcave Speciale, RENEA, për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së PD-së sot në orën 12:00.