Policia e Shtetit është nisur drejt selisë së PD-së pas thirrjes së Lulzim Bashës për të ndërhyrë për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat, pasi godina u pushtua nga mbështetësit e Sali Berishës. ABC siguron pamjet e momentit kur ndërhyn policia e shtetit.
Policia e Shtetit
Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:
Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës
Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.