Prapaskena

Jep dorëheqjen roja i PD-së

Publikuar: 07/01/2022

Partia Demokratike ka 31 vite që është themeluar, e ndërsa një nga besnikët e asaj partie ishte edhe Pëllumb Matraku, roja që mbronte godinën prej 24 vitesh. Sot ku kjo godinë është e fortifikuar me dyer të blinduara e që është kthyer në një fushë betejë midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ai ka zgjedhur që të largohet.

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”.



Më të lexuarat