Dyert të mbyllura, Berisha mbërrin në selinë e PD

Pa Kategori

Publikuar: 07/01/2022

Dyert të mbyllura, Berisha mbërrin në selinë e PD

Një ditë para protestës ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD.

Para Berishës, Forumi i Gruas Demokratike ka gjetur të mbyllura dyert e selisë blu paraditen e kësaj të premteje kur ka shkuar në seli.

Në një deklaratë për mediat nga oborri i Partisë Demokratike, anëtaret e forumit të gruas në PD u shprehën se një situatë të tillë nuk e kanë hasur as në vitin 1997.

Për dy ditë me radhë anëtarët e Grupit të Rithemelimit kanë qenë në PD, por nuk kanë mundur të futen brenda.