Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nesër në protestën e Sali Berishës do të ketë dhunë madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se një deputet rrezikon të vritet. Ai e ka përmendur vetëm me iniciale, E.A., duke thënë se do të qëllohet pas shpine.
“Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbyllë se ku e di ai, po përsëri me dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet 96, grushti shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të dhunës mund të arrihet gjithçka. Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia. Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine”, tha Braho, në Top News.