Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, që kanë sjellë vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, sidomos në Qarkun e Kukësit, ku raportohet se në të gjitha akset nacioale qarkullohet vetëm me zinxhirë ose me goma dëbore.
Sipas të dhënave të deritanishme në qytetin e Kukësit trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 centimetra, ndërkohë që disa fshatra janë të bllokuara tërësisht, përkatësisht në Tërshen, Arrën, Zapot, Turraj, Borje, Cërrnalev, Xhaferraj dhe Lomje.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, raportohet se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në qytetin e Kukësit dhe në disa fshatra përreth.