Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas nxënësin, e braktis në mes të rrugës

Pa Kategori

Publikuar: 06/01/2022

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas nxënësin, e braktis në mes të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, një makinë ka  shtypur  një nxënës të vitit të parë në shkollën “Kristaq Capo” dhe është larguar nga vendngjarja.

Mjeti dyshohet të jetë një BMW. Policia po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

Mësohet  se 15-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit. Gjimnazisti i aksidentuar është nga fshati Mbreshtan i Beratit.