Prapaskena

Masakra tek “Don Bosko” Konfliktet e Edmond Crrojt, pista kryesore e hetimit

Publikuar: 05/01/2022

Precedentët penalë të 41 vjeçarit Edmond Crroj në të kaluarën po hetohen si pistë kryesore lidhur me shkakun e atentatit me armë që la pas 1 viktimë dhe 4 të plagosur në rrugën Don Bosko në Tiranë pasditen e 4 janarit 2022.

Një ditë pas ekzekutimit të 35 vjeçarit Erion Çela, gjendja e 41 vjeçarit Crroj vijon të jetë kriktike për jetën ndërsa të plagosurit tjerë Blerim Cela edhe Arbën Dani janë plagosur në këmbë dhe janë në gjëndje më të stabilizuar shëndetësore. Mes të plagosurve ishte edhe 19 vjeçari Azbi Selimaj i cili ndodhej rastësisht në lokal kur ndodhi ngjarja.

Sipas menaxherit të lokalit viktima si dhe katër personat e plagosur ndodheshin në verandë kur u dëgjuan të shtënat.

Ishim tek lokali brenda kur erdhi një makinë C Class dhe ka qëlluar në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku ishin personat’.

Dëshmitari thotë së autoambulanca nuk erdhi në kohën e duhur, edhe pse në një reagim, shefi i urgjencës kombëtare e ka mohuar këtë fakt.

“Ambulanca ka ardhur rreth 30 minuta pas kur spitali ushtarak është afër. Trupi i pajetë ka ngelur aty për më shumë se një orë”

Ngjarja ka ngjallur frikë dhe panik tek banorët e zonës të cilët ndjehen të pasigurt.

“Desh më pushoi zemra. Mora djalin në telefon se rri në lokale. Kemi frikë” thotë një qytetare.

Policia e shtetit ka kryer disa kontrolle banesash me shpresën për kapjen e autorëve por aksioni është mbyllur pa rezultat.

Hetuesit janë në pritje të përmirësimi të gjëndjën shëndetësorë të katër personave të plagosur të cilët do të merren sërish në pyejte me shpresën për të zbardhur prova –për identifikimin e autorëve.



Më të lexuarat