I ndërpret fjalën Gazment Bardhit, demokrati shfaqet duke bërtitur në selinë e PD-së: Oooo tradhtar, turp të keni! Mos ma mbyll derën e “shtëpisë”

Pa Kategori

Publikuar: 05/01/2022

I ndërpret fjalën Gazment Bardhit, demokrati shfaqet duke bërtitur në selinë e PD-së: Oooo tradhtar, turp të keni! Mos ma mbyll derën e “shtëpisë”

Një demokrat i ndërpreu fjalën Gazment Bardhit i cili mesditën e sotme po jepte një deklaratë për mediat duke sqaruar arsyen përse dyert e PD-së po qëndrojnë të mbyllura.

Simpatizanti me tone të larta të zërit i kërkon Bashës dhe Bardhit që të mos mbyllin derën e PD-së pasi e konsideron si “shtëpinë e demokratëve”. Ai i etiketoi si tradhtarë ndërsa një “bodyguard” i kërkon që të mos bëjë zhurmë dhe të largohet.

“Nuk kam vrarë njeri, tek shtëpia ime nuk ma mbyll dot derën. Oooo tradhtar, kjo është shtëpia jonë. Basha dhe Bardhi o tradhtar, të keni turp. Mbani Edi Ramën në pushtet, turp të keni”, dëgjohet duke bërtitur demokrati.

Vlen të kujtojmë se ditën e sotme Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka mbërritur në selinë blu por dera kryesore dhe të gjitha portat hyrëse qëndronin të mbyllura. Ndërsa Bardhi gjatë reagimit për mediat tha se në selinë e PD-së po bëhen punime.