Kryeministri Edi Rama ka nisur pasditen e së mërkurës një komunikim publik me qytetarët përmes Facebook-ut. Kreu i qeverisë ka marrë një sërë pyetjesh nga qytetarët dhe u është përgjigjet atyre “live” në rrjetin social.
Ndërsa pyetej për procesin e vaksinimit, Rama bëri të ditur se në formularin që do t’i shkojë çdo familjeje shqiptare do të jetë si pyetje edhe vendosja e certifikatës së vaksinimit për të aksesuar hapësira të mbyllura apo për të marrë pjesë në tubime të mëdha.
Ndërsa përmendte këto të fundit, kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe krizën në Partinë Demokratike.
Kohëve të fundit kemi tubime për brava, për çelësa, kamerdare…”
Ndërsa, i pyetur rreth krizës energjitike në Kosovë, Rama tha se me të njëjtën krizë po përballet edhe Shqipëria, por shtoi ai, pa e lënë të “rrëshqasë në kurriz të familjarëve apobizneseve.” Kurse, pyetjet e bëra rreth situatës aktuale në PD, kryeministri i shmangi duke thënë se duhet të kursejmë kohën.
“Ta kursejmë kohën, situata në seriozitetin e vet është qesharake, opozita e zënë ën kurthin e një kacafytje mes një kufome grata dhe një nongrata.”