Atentati tek “Don Bosko”, drejt lokalit u derdhën 20 plumba, dyshohet për dy qitës

Pa Kategori

Publikuar: 05/01/2022

Atentati tek “Don Bosko”, drejt lokalit u derdhën 20 plumba, dyshohet për dy qitës

Vijojnë hetimet për atentatin që tronditi Tiranë pasditen e 4 janarit 2021 në një lokal në rrugën “Don Bosko”.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me automatik në drejtim të një tavoline ku ishin ulur 5 persona duke lënë të vrarë Erion Çelën, 35 vjeç dhe plagosur të vëllanë, dalën,  kamarierin dhe një person tjetër.

Erion Çela ishte pronari i një tabakinoje që ndodhej afër lokalit ku ndodhi vrasja dhe që shpesh e frekuentonte.

Mësohet se përveç Edmond Crroj gjëndja e të cilit është pak më e rëndë të tjerët ndodhen në gjëndje më të mirë shëndetësore.

Dyshohet për dy çitës dhe flitet se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit.

Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të spitalit ushtarak për të dalë jashtë Tiranës.