Si ndodhi atentati në Tiranë? Tre killerat me “Benz” hapën zjarr me kallash në lëvizje

Pa Kategori

Publikuar: 04/01/2022

Si ndodhi atentati në Tiranë? Tre killerat me “Benz” hapën zjarr me kallash në lëvizje

Dita e katërt e vitit të ri shënoi vrasjen e parë në Shqipëri. Një person humbi jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur Erion Çela. Ndërkaq, Arben Dani 46 vjeç është plagosur në këmbë. Azbi Selimaj, 19 vjeç i dëmtuar në shpatull. Blerim Çela 28 vjeç është dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Ky i fundit është vëllai i viktimës.

Personat që i kanë qëlluar kanë qenë tre brenda një makine tip “Benz E-Class” me targë AA125UK (dyshohet të mbivendosura) i zi që janë larguar pas atentatit me shpejtësi. Killerat kanë hapur zjarr nga jashtë lokalit