Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë në zonën e Don Boskos, në një lokal, ku humbi jetën një person dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga të shtënat me armë nga një makinë në lëvizje në drejtim të lokalit ka humbur jetën Erion Çela, 35 vjeç, dhe janë plagosur Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës, Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull dhe Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë.
Sipas policisë autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të tavolinës me 5 persona janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.