Aksident me vdekje në Durrës

Pa Kategori

Publikuar: 04/01/2022

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit –Manzë, një automjet me drejtues R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V. Si pasojë e përplasjes këmbësori ka humbur jetën.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Inormacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.