“Nga ana financiare mund të jem më lart se…!”, Noizy ‘zbulon’ pasurinë, tregon detajin që nuk e dinim për të

Pa Kategori

Publikuar: 03/01/2022

“Nga ana financiare mund të jem më lart se…!”, Noizy ‘zbulon’ pasurinë, tregon detajin që nuk e dinim për të

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka pasur jo pak sukses gjatë vitit 2021. I ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, ai ka treguar e si ishte viti 2021 për të dhe planet për 2022.

I pyetur për karrierën e tij muzikore gjatë vitit që lamë pas, reperi shprehu se është shumë i kënaqur dhe se ka qenë një vit shumë i mirë për sa i përket kreativitetit.

I pyetur për karrierën e tij muzikore gjatë vitit që lamë pas, reperi shprehu se është shumë i kënaqur dhe se ka qenë një vit shumë i mirë për sa i përket kreativitetit.

Ai ka veçuar bashkëpunimin me këngëtaren Dhurata Dora dhe tha se do të publikojë një album këtë vit.

Ndër të tjera reperi tha se do të ketë bashkëpunime me reperë të njohur ndërkombëtarisht, nga Italia, Franca apo Gjermania.

“Siç u pa edhe nga shifrat bashkëpunimi më i suksesshëm ka qenë ai me Dhurata Dorën për të gjithë shqiptarët, kemi super bashkëpunime me artistë të tjerë për 2022 dhe mbi të gjitha një super album. Është një nga albumet e mia më të preferuara. Kam bashkëpumin me repera të njohur në Itlali. Kam me CapoPlaza, Megali nga Italia. Nga Franca kam MelaCream që është një nga reperat më të mëdhenj. Kam gjithashtu me repista të mëdhenj në Angli dhe Gjermani. Bashkëpunoj më shumë me repera të Europës sepse kam Vibe shumë të mirë, ndërsa reperat amerikanë kërkojnë lekë dhe nuk ta japin suportin. Ata e shohin si punë nuk japin kurrë suport”, u shpreh Noizy.

Reperi rrëfeu se ka shumë dëshirë të realizojë një bashkëpunim me një nga reperët më të mirë në botë, Drake. Ai tregoi se bashkëpunimi është i realizueshëm vetëm nëse Drake i pëlqen “vibe” (ndjesia) që merr.

“Do të doja shumë të bëja një bashkëpunim me Drake, që ndoshta edhe mund të realizohet sepse ai vjen shumë shpesh në Angli. Por me të mund të realizohet një bashkëpunim vetëm nëse i pëlqen “vibe”, sepse ai s’ka nevojë për lekë”, rrëfeu ai.

“Të them të drejtën i thoja dhe Dj tim që kemi nevojë për pak pushim. Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”, ka thënë Noizy duke pohuar se shpesh me këtë fluks pune humbet shumë avionë por shumë pak koncerte.