A do të ndryshojë gjë nga performanca e RTSH pas ardhjes së drejtorit të ri të Përgjithshëm, Joti? Apo do të fillojmë të themi “Po ku ishte more Thoma Gëllçi?’
“Krushqia ngjanë pa bëhet’- thotë populli. Joti si Thomai, Rezi si Joti, si njëri ashtu edhe tjetri… dhe mbi të gjithë Martini si Kasheu i Pamposhtur’. Producenti i Festivalit të 60 është prap Martin Leka, pse jo!? Është i zoti aq sa duhet.
I zoti Martini, për atë zot po. Ai në RTSH ka mbirë, dhe, o majmet, dmth vë mish, ose do të largohet nga kjo botë skilipec. Edhe pse ka një dyzinë me pinjollët e tij aty pari me nipa e me ‘Arta’- në çdo kat, nga një në çdo dy zyrë, nga një në çdo sektor, nga dy deri në tri në çdo departament… prapë e ha veremi se po kalojnë se e ka fytyrën vrima- vrima. Jo thjesht nga fiziku, por për nga gropat e sjelljes brutale, të sjelljes prej injoranti dhe të korrupsionit të shumë përfolur. Këto janë ‘vrimat’ e zeza.
Kështu që, duke e ditur se zullumi si për inat trashet, ai vetë po këputet nga organograma (po kërkojnë një nëndrejtor të ri). Ai Martini i ri boll është, i ka të veshmet deri te b… si adoleshent i vonuar. Atëherë në këtë situatë (është shpallur vendi vakant), si mbetet gjë tjetër vetëm të bëj një marifet të vjetër, por të vjetër fort. Të gjitha borxhet e tij do t’i lajë festivali i 60.
Thonë se është ‘lucky man’, dhe është, besojeni ose jo. Si për fat, ky festival, i fundit fare që i mbeti në dorë prapë Martinit, është sa një top, plot 60 vjeçar, top me para dhe me banalitet. Ena në formë topi për ‘lucky man’ të Martinit mban 300 milion lekë nga paratë publike. Kaq mbajnë enët e korrupsionit, taksapaguesit ja kanë ngjeshur me shumë dëshirë në bark festivalit, sepse është eventi më i rëndësishëm kulturor- sipas mendjes së publikut. Publikut, ky festival i kujton Cesk Zadenë, Avni Mulën, Vaçe Zelën, Mentor Xhemalin, Gaqo Cakon….
Ka edhe një arsye tjetër që taksapaguesit e lëshuan dorën për këtë festival, seç kanë dal sa trash –spektakle, që po na korisin, po duket sikur ne këta jemi- që na korisin duke paguar paratë tona. As nuk skuqemi, e as nuk zverdhemi. E kemi humbur këtë veti, që vetëm dykëmbëshat e kanë; dykëmbëshat sipas studiuesve ‘soc’. zverdhen kur gënjejnë dhe skuqen kur turpi tërheq ekstremisht cipën e fytyrës.
Martini na nxori në ekran edhe Zani Çaushin, tashmë i burgosur si organizator bandash dhe vrasës në masë në vitin 1997. Na nxorën edhe portretin e Azem Hajdarit. Po këta çfarë i bashkonte dhe pse dolën në ekranin e madh?
Është e thjeshtë. Një nga drejtuesit i kërkoi regjisë së festivalit që për këngën ‘Jo’ të autorit Ardit Gjebrea, të gjenden ca fytyra emigrantësh të vitit 1991, me flokë të gjatë, të pa larë, të egër… Dhe ata vunë Azemin e Zanin- në një plan. Kaq e papërgjegjshme është paraja e publikut. Me siguri që drejtuesit e festivalit as e dinë dhe as u intereson; në fund të fundit as Joti, as Martini, as Rezi nuk e shikojnë festivalin, thjesht marrin paratë.
Të gjithë tani janë njësoj, Joti si Thomai, Rezi si Joti, Martini si Kasheu… Atë që s’na e merrte mendja është se Martini është i zoti!, për atë zot!. Bënë surpriza. S’ka faj se është festivali i fundit fare për të, dhe kur është për atë, është edhe për të gjithë ne, duhet ta mbajmë mend.
Já disa aspekte nga skena e festivalit: “Kalojmë tek kënga…, ou, përse ta prezantojmë”.- thotë skenari i Kozeta Kurtit, në gojën e plot katër prezantuesve.
Janë pesë vetë zyrtarisht që duhen për të prezantuar, ata janë gjeni të skenës,
‘”Kaloje tek kënga tjetër!, ou, s’kemi pse ta prezantojmë”- prapë. Ta prezantoj unë, vullnetarisht kuptohet.
Skenari: Kozeta Kurti- Honorari 10 milion lekë.
Prezantuesja numër 1- Honorari 8 milion.
Prezantuesja numër 2- Honorari 12 milion.
Prezantuesja numër 3- Honorari 20 milion.
Arditi si Arditi, jo më pak se gjithë buxheti i Shtetit të Kosovës.
Pak janë, pesë vetë me gjithë Kozetën e gjashta, bashkë me atë tjetrën, bashkë me skenaristen. E çfarë do t’i lënë këta PRIFTIT të festivalit, shiniku është shinik dhe duhet të kapi mbi 70 për qind të brutos.
Ka një problem, me këtë festivalin e 60: Taksapaguesit i kanë dhënë lekët, madje më shumë se ç‘kërkuan për të bërë të themi “dasmën e Fest 60”’, por pse nuk po blejnë qytetarët biletat për ta ndjekur ‘live’ Fest 60?!!! Ka fjalë që as nga ekrani i vogël nuk po ndiqet. Ka të dhëna që as në 99.5 mgh nuk që nuk po dëgjohet. As në platformën digjitale s’nuk…
Kjo është anomalia e shqiptarëve: Japin lekët, por nuk i bien fyellit. Atëherë ‘banda’ Fest 60, mendojnë të shpëtojnë situatën dhe e gjejnë formulën. Thërrasin yjet e Përputhjes, Big Brother…, ata janë meteor, jo yje. Ndriçojnë për veten e tyre, për producentët 0pe tyre, për shqipfolësit ‘për të mbarë, e për të mbrapsht’.
Pak dritë do t’ia japin hua edhe këtij “anemikut” Fest 60, borxh deri sa të iki Martini. Thonë që krushqia ngjan, pa bëhet. Nesër do të themi ‘po ku ishe o Thoma Gëllçi, po ku ishe o Çajup Rusmajli!’
Krushqit u takuan, sikur të mungonin logot përkatëse, do t’i merrnim për të njëjtit lloj./Pamfleti