Skandali me publikimin e pagave, Ema Adrea: Flasim për rrogat e ulëta të artistëve, apo s’hyjnë në punë

Pa Kategori

Publikuar: 02/01/2022

Skandali me publikimin e pagave, Ema Adrea: Flasim për rrogat e ulëta të artistëve, apo s’hyjnë në punë

Aktorja Ema Andrea ka reaguar pas skandalit të publikimit të pagave të shqiptarëve, temë e cila vazhdon të diskutohet prej ditësh.

Në një postim në Facebook, Andrea kërkon që tu jepet vëmendje pagave të ulëta të artistëve, dhe jo vetëm pagave të larta që po komentohen gjerësisht, në rrjetet sociale, por edhe në studiot televizive.

pAktorja shkruan se një pianist, aktor dhe violinist studion me vite te tëra për të vënë në skenë një vepër dhe rrogat që marrin janë qesharake.

Statusi i plotë:

Meqë ne 2021 u habitet, protestuat, bullizuat apo mbrojtet rrogat super te larta, a do flasim pak per rrogat e uleta te artisteve ne 2022? 1 pianist, studion 12 vite. Per nje koncert (jo Rachmaninoff) punon 6 muaj dhe ndoshta paguhet 400 ose 600 eur. 1 aktor studion 5 vite, per te realizuar nje rol punon 2 muaj 10 ore ne dite, dhe per 4 apo 5 muaj te tjere eshte ne skene perfshi fundjavat e per kete paguhet 1500 apo 2500 eur per 6 – 7 muaj (nuk i lejohet te semuret, te beje pune tjeter, te kete halle familjare apo te plaket) 1 violinist studion 12 vite dhe mund te paguhet vetem 50 eur ne concert Mund te vazhdoja me kengetaret lirike apo me balerinet klasike te cilet dalin ne pension shume heret ne moshe. Gjithe qytetaret e mesiperm kane familje ! Ups! Apo lere mos flasim fare se keta me siper nuk na hyjne ne pune ne kete shoqeri.