Prapaskena

Aksident në Lushnje, dy persona përfundojnë në spital

Publikuar: 02/01/2022

Një aksident me dy të lënduar ndodhi pasditen e sotme në Savër të Lushnjes. Policia bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i një makine tip “Mercedes Benz” si edhe një grua 43-vjeçare, pasagjere në mjetin e përfshirë në aksident.

Të dy ata janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.



Më të lexuarat