Bilanci i Gjykatës së Lartë, Sadushi: 35 mijë çështje pa shqyrtuar, rrezik krijimi i një stoku të ri!

Pa Kategori

Publikuar: 30/12/2021

Bilanci i Gjykatës së Lartë, Sadushi: 35 mijë çështje pa shqyrtuar, rrezik krijimi i një stoku të ri!

35 mijë dosje stok janë në pritje për t’u gjykuar nga Gjykata e Lartë, e cila edhe pse aktualisht me 9 gjyqtare, nuk është në kapacitetet e saj të plota. Disa nga këto çështje janë që nga 2010, ndërsa kolegji civil përmban dhe stokun më të madh të dosjeve me 18 mijë të tilla. Në bilancin e punëve të bëra gjatë një viti, Gjykata e Lartë ka marrë vendime për 3609 çështje të ndara sipas kolegjeve përkatëse.

Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi teksa vë theksin te numri i lartë i çështjeve të prapambetura që presin për t’u gjykuar, paralajmëron se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara nga avokatët dhe institucionet publike. Një tjetër problem sipas Sadushit është edhe numri i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve ku për një 100 mijë banorë, Shqipëria ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Për shkak të numrit të lartë të dosjeve, Sadushi tha se një gjyqtari i bie të shqyrtojë në vit 500 dosje që është e papërballueshme.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kolapsi ku e gjetëm këtë institucion, për këtë duhet durim. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë dhe jemi në pritje të 5 të tjerëve. Vetëm me 9 gjyqtar kemi formuar 9 trupa gjyqësore me nga 3 gjyqtar. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve që kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Kjo është situatë e pazakontë për Gjykatën e Lartë dhe sistemin e drejtësisë. Ky është viti i ngritjes së qendrës së dokumentacionit. Përshtatja e kuadrit ligjor me  fokus kthimin e Gjykatës s Lartë në një gjykatë ligj kanë sjellë një efekt pozitiv në cilësinë dhe shpejtësinë e vendimmarrjes. Gjatë 2021, çështjet e reja të regjistruara janë 2847, ndërsa numri i 35837 mijë çështjeve që pritet të gjykohen është drejt uljes. Numri i vendimeve të marra gjatë 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Janë dhënë 3609 vendime. Sfida më e madhe e Gjykata e Lartë mbetet numri i lartë i çështjeve që presin shqyrtimin. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe strategji koherente. Gjykata e Lartë e ka të qarët situatën ku ndodhet dhe ka hartuar një plan veprimi. Paraqitet domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik. Evadimi i çështjeve të prapambetura duhet ët pranohet si shqetësim mbi përfaqësimin profesional si të institucioneve publike dhe avokatëve. I kanë të gjitha mundësitë për uljen e këtyre çështjeve. Ka numër të lartë rekursesh të pabazuara që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike dhe avokatëve se moskalimi i rekurseve është përgjegjësi e tyre. Çështje që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhënie të punës apo dëmshpërblime të tjera, janë të papranueshme. janë 5404 çështje ku gjyqhumbës janë organet publike. Një tjetër shqetësim është rreziku i krijimit të një stoku të ri çështjes. Sjelljet e avokatëve mbeten të papërshtatshme me praktikën e konsoliduar të kësaj gjykate. Jo çdo konflikt ligjor duhet ët shkojë në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është gjykim ligji jo fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë”, u shpreh ai.